Trajnim i NSPK-ve të DVP Fier – Programi SCPA

Trajnim i NSPK-ve të DVP Fier

Në vazhdim të trajnimeve të NSPK-ve me qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet, nga datat 05-08 Nëntor 2019, u zhvilluan trajnimet 4 ditore të NSPK-ve, të DVP Fier ( grupi i dytë dhe i tretë). Në trajnim morën pjesë gjithsej 41 ndihmës specialistë të policimit në komunitet të Komisariatit të Fierit, Lushnjës dhe të Divjakës.

Trajnimet kishin për qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet. Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si Policimi në Komunitet si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj. Një hapësirë e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-ve, si dhe të parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimit të brendshëm në zonat policore si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe ato të rajonit. Ata e vlerësuan angazhimin, si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehën dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme në të ardhmen.

Albanian