Takimi i tretë i Grupit të Përbashkët të Punës

Me datë 20 Korrik 2017, u zhvillua në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithsme të Policisë së Shtetit mbledhja e tretë e Grupit të Përbashkët të Punës të Policisë dhe Programit Suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”.

Qëllimi i takimit ishte raportimi mbi përmbylljen e periudhës së ngjizjes së Programit dhe prezantimi i Raportit përfundimtar, i cili mbulon gjithë aktivietet që do të kryhen në bashkëpunim me Policinë, në çdo fazë të tij.

Policia e Shtetit Shqiptar, rikonfirmoi vullnetin dhe angazhimin për të ecur në rrugën drejt reformimit dhe përmirësimit të performancës dhe rritjes së bashkëpunimit me institucionet e tjera publike, shoqërinë civile, komunitetin dhe publikun e gjerë.

Albanian