Seminar për çeljen e Programit Suedez për PK. DVP Kukës – Programi SCPA

Seminar për çeljen e Programit Suedez për PK. DVP Kukës

Me datë 4 Prill 2017 u zhvillua në Kukës seminari për çeljen e Programit Suedez për Policimin në Komunitet. DVP Kukës është përzgjedhur si një nga DVP Pilot ku do zbatohen praktikat më të mira të Policimit në Komunitet për t’u shpërndarë pastaj në të gjitha DVP-të.

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Prefektura e Qarkut Elbasan, Bashkia Has, DVP Kukës bashkë me Komisariatet, Prokuroria Elbasan, Drejtoria Rajonale e Arsimit dhe ajo e Shëndetit Publik, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Shoqëria Civile dhe Media.

Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte prezantimi i objektivave te Programit; përputhja e ndërhyrjeve me nevojat që ka qarku i Kukësit dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve publike me komunitetin dhe shoqërinë civile për të adresuar çështjet e sigurisë.

Albanian