Seminar për çeljen e Programit Suedez për PK. DVP Elbasan – Programi SCPA

Seminar për çeljen e Programit Suedez për PK. DVP Elbasan

Me datë 31 Mars 2017 u zhvillua në Elbasan seminari për çeljen e Programit Suedez për Policimin në Komunitet. DVP Elbasan është përzgjedhur si një nga DVP Pilot ku do zbatohen praktikat më të mira të Policimit në Komunitet për t’u shpërndarë pastaj në të gjitha DVP-të. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Prefektura e Qarkut Elbasan, Bashkia, DVP Elbansan bashkë me Komisariatet, Prokuroria Elbasan, Drejtoria Rajonale e Arsimit dhe ajo e Shëndetit Publik, Shoqëria Civile dhe Media.

Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte prezantimi i objektivave te Programit; përputhja e ndërhyrjeve me nevojat që ka qarku i Elbasanit dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve publike me komunitetin dhe shoqërinë civile për të adresuar çështjet e sigurisë.

Albanian