Përmbyllet me sukses trajnimi i 620 NSPK-ve të Policisë së Shtetit – Programi SCPA

Përmbyllet me sukses trajnimi i 620 NSPK-ve të Policisë së Shtetit

Në vijim të trajnimeve të ndihmës specialistëve të policimit në komunitet me synim rritjen e aftësive profesionale nga datat 4-7 dhe 10-13 shkurt 2020, u zhvilluan trajnimet 4 ditore të NSPK-ve të DVP Tiranë. Trajnimet u zhvilluan në Akademinë e Sigurisë me dy grupe paralele njëkohësisht në secilën javë të trajnimit.

Në trajnim morën pjesë gjithsej 75 NSPK nga 6 komisariatet të Tiranës si dhe në komisariatet Vorë dhe Kamëz.

Më këto grupe përmbyllet me sukses cikli i trajnimeve të ndihmës specialistëve të policimit në komunitet të të gjitha DVP-ve të Shqipërisë. Ky cikël ka filluar me DVP Elbasan në verën e vitit 2018 duke përfunduar në shkurt 2020 me DVP Tiranë. Kjo do të thotë që janë trajnuar gjithsej 620 NSPK, pra e gjithë struktura bazë e policimit në komuniteti e Policisë së Shtetit.

Në këtë angazhim, Programi suedez ka filluar i vetëm por më pas i janë bashkuar edhe lektorë nga Akademia e Sigurisë, duke sjellë kështu kontributin e tyre të vyer dhe qëndrueshmërinë e programit të trajnimit.

Trajnimi kishte për qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet, kryesisht me temat teorike të tilla si Policimi në Komunitet si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj.

Një hapësirë e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-ve, si dhe të parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimit të brendshëm në zonat policore si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe ato të rajonit.

Albanian