Konference per Policimin ne Komunitet – Programi SCPA

Konference per Policimin ne Komunitet

Me 14 Prill 2015, u mbajt Konferenca e Dyte per Policimin ne Komunitet e fokusuar tek puna e policise per te qene me afer qytetareve dhe kontributi i saj per te permiresuar jeten e qytetareve.

Ne fjalimet e tyre pershendetese Z. Ilir Mustafaraj, Zv/Ministri i Puneve te Brendshme u shpreh se policia shqiptare e ka rritur forcen goditese ndaj krimit por po kerkojme te jemi sa me prane publikut, per te qene parandalues te krimit dhe jo vetem nderhyres ne momentet qe ai kryhet. Ndersa Znj. Lisa Frefriksson, Shefe e Bashkepunimit per Zhvillim, Ambasada e Suedise ne Tirane tha se fokusimi i punes se policise te problematika e qytetareve si dhe tek drejtimi dhe monitorimi i performances eshte nje shenje e dukshme e te gjitha sherbimeve policore moderne ne te gjithe boten”. Kurse Z. Altin Qato, Zv/Drejtor i Policise se Shtetit theksoi se fryma e Policimit ne komunitet eshte ajo e bashkepunimit dhe krijimit te nje trupe policore sipas kerkesave te komuniteti dhe Programi Suedez na ka ka ofruar eksperiencen me te mire ne kete drejtim, duke krijuar nje polici edhe me shume parandaluese se me pare.

Dy referuesit kryesore Z. Bengt Svenson, ish-Drejtori i Pergjithshem i Policise Suedeze dhe Maria Bredberg Pettersson, ish-Zv. Drejtorja e Pergjithshme e Policise Suedeze, dhane eksperiencen e tyre ne drejtim te policise se vendit tyre, lidhur me Policimin ne komunitet. Svenson ne fjalen e tij beri te ditur se ne 30 vite eksperience pune ishte perballur me shume problematika, por sipas tij, e rendesishme ishte fakti se gjithnje punen e tij e kishte bazuar tek komuniteti dhe kjo eshte sfida me e madhe. Ne te njejtat linja u shpreh edhe Znj. Petterson, referati i se ciles u fokusua tek menaxhimi i burimeve njerezore.

Ne kete konference moren fjalen per te ndare pervojen e tyre e fituar ne bashkepunim dhe me ndihmen e Programit Suedez per zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne komunitetin edhe drejtues te Policise se qarqeve Elbasan, Lezhe dhe Vlore.

Albanian