Konferencë: “Policimi në Komunitet dhe parandalimi i në Shqipëri” – Programi SCPA

Konferencë: “Policimi në Komunitet dhe parandalimi i në Shqipëri”

Konferenca Nderkombetare per policimin ne komunitet dhe parandalimin e krimit ne Shqiperi- Tirane me 25 qershor

Programi Suedez ne mbeshtetje te MB/PSH per Policimin ne Komunitet organizoi ne Tirane, me 25 qershor 2014, nje Konference Nderkombetare te ndjekur nga nje seminar per Policimin ne Komunitet dhe parandalimin e krimit ne Shqiperi

Konferencen e celi Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit shqiptar, Z.Artan Didi. Ne konference moren pjese mbi 60 perfaqesues te Policise se Shtetit, OJQ-te, organizata nderkombetare dhe agjenci te ndryshme qeveritare shqiptare.

Konferenca ofroi nje mundesi te mire qe drejtuesit e Policise se Shtetit te Shqiperise te takohen dhe te shkembejne pervojat me eksperte nga Suedia, Kosova, Italia dhe Estonia.

Prezantimet dhe diskutimet teknike u perqendruan ne ceshtjet e sigurise te lidhura me te rinjte. Gjate Konferences, nje fokus i vecante iu kushtua parandalimit te krimit, sigurise ne internet dhe dhunes ne familje. Pjesemarresit punuan se bashku ne zhvillimin e strategjive per policine duke adresuar trendet aktuale dhe zhvillet qe po ndodhin ne Shqiperi.

Referati kryesor: “Roli i EUCPN-se ne promovimin e parandalimit te krimit ne vendet e BE-se – bashkepunim i mundshem me PSH” nga Z. Nicola Palmieri, Perfaqesues i Shtetit Italian ne EUCPN

Seanca plenare:

  • Parandalimi i krimit te femijet dhe te rinjte
  • Metodat efektive per parandalimin e krimit ne shkolla – z. Peter Lindstrom, Ekspert nga Policia e Stokholmit
  • Roli i policise ne programet riedukuese per te rinj – Z. David J.Harvey, Ekspert nga Britania e Madhe
  • Parandalimi peermes drejtesise restauruse ne shkolla – Z. Rasim Gjoka, Drejtor ekzekutiv i FZKPM (OJF)
  • Nderveprimi kompjuterik me te rinjte dhe parandalimi i ngacmimeve
  • Programet per sigurine kompjuterike te femijeve – Maarja Punak, Polici Virtual, Policia e Estonise
  • Parandalimi i krimit kompjuterik permes fushatave ndergjegjesuese, lt.Fadil Abdyli dhe Major Çlirim Hajdini, Policia e Kosoves
  • Nderveprimi ipunonjesit te policise me te rinjte ne facebook, Znj. Edjona Dano, Punonjese Policie, Kom. 2 Tirane
  • Parandalimi i dhunes ne familje (moderator Z. Robert Korkuti, Drejtor Programi)
  • Eksperienca Suedeze per parandalimin e DHF -Znj.Sussane Stridh, Kryekomisar, Policia Suedeze
  • Progresi dhe sfidat e Policise Shqiptare per parandalimin dhe trajtimin e DHF – Znj. Silvana Alimadhi, Shefe e Sektorit per DHF, (Policia e Shtetit Shqiptar)
  • Roli i Edukimit dhe ndergjegjesimit per DHF – Znj. Mirela Arqimandriti, Drejtore Ekzekutive e GADC (OJF)

Sesioni i seminareve.

Grupe pune per te tre ceshtjet qe trajton konferenca: Identifikimi i problemeve dhe rekomandime. Diskutime te hapura nga pjesemarresit bazuar tek konceptet me te mira dhe shkembim i pervojave.
Grupi 1: Parandalimi permes drejtesise restauruse ne shkolla – Moderator Z. Rasim Gjoka, Drejtor ekzekutiv i FZKPM (OJF)
Ky grup pune identifikoi problemet kyce qe shqetesojne autoritetet e shkollore dhe Policine e Shtetit. Pjesemarresit do konsiderojne aktivitetet e SACP dhe iniciativat e tjera per te percaktuar se cilat kane qene me efikase. Do behen rekomandime se si mund te behen permiresime ne punen per parandalim. Prezantim nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve per futjen ne kurrikulat e shkolles te koncepteve te parandalimit te krimit.
Grupi 2: Nderveprimi kompjuterik me te rinjte dhe parandalimi i ngacmimeve- Moderator Z. Tim Del Vecchio, Keshilltar nderkombetar per ceshtje policore, SACP Programe
Ky grup identifikoi kercenimet e sotme online ndaj te rinjve. Pjesemarresit do diskutojne mbi problemet qe lidhen me median sociale dhe praktikat e internetit te pasigurte. Do behen rekomandime per aktivitete parandalues.
Grupi 3: Parandalimi i dhunes ne familje- Moderator Mrs. Mirela Arqimandriti, Drejtore Ekzekutive e GADC, (OJF)
Ky grup pune diskutoi mbi situaten e tanishme te dhunes ne familje ne Shqiperi. Do shqyrtohen aktivitetet e SACP-se e ne vecanti Manuali per Dhunen ne Familje. Pjesemarresit do diskutojne menyren se si do ecet perpara dhe berjen e rekomandimeve per aktivitete ne te ardhmen.

Albanian