Inaugurohet Salla e Komandës dhe Kontrollit, DVP Elbasan – Programi SCPA

Inaugurohet Salla e Komandës dhe Kontrollit, DVP Elbasan

Me date 24 janar 2019, u bë inaugurimi i Sallës së Komandës dhe Kontrollit e DVP Elbasan e cila i është nënshtruar një rikonstruksioni dhe mobilimi të plotë si dhe janë modernizuar ndjeshëm kapacitetet teknike të saj.

Tashmë, kjo sallë i plotëson kushtet për të kryer detyrat e saj funksionale si mekanizëm drejtues dhe koordinues për këtë Drejtori. Qyteti i Elbasanit ka edhe një specifike te rëndësishme në këtë rast, sepse Bashkia Elbasan, në kuadër të zbatimit të ligjit për masat shtesë të sigurisë, ka instaluar rreth 200 kamera në shumë rrugë të qytetit dhe sidomos afër shkollave. Me anë të pajisjeve të reja dhe moderne që janë vendosur në këtë sallë, tashmë policia do ketë nën mbikqyrje, drejtpërsëdrejti nga salla, një pjesë të madhe të qytetit. E gjithë kjo ndihmon policinë në aspektin operacional por edhe parandalues.

Për shkak se inaugurimi u bë pas mbledhjes së analizës së punës së DVP Elbasan për vitin 2018, ishte e mundur që këtë sallë ta shikonin edhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë si dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese të qarkut të Elbasanit, të cilët shprehën mirënjohjen për financimin e bërë dhe ndihmën e dhënë nga qeveria suedeze për të përmirësuar punën e tyre të përbashkët në rritjen e sigurisë.

Albanian