Inaugurohet Salla dhe Njësia për Intervistimin e të Miturve në DVP Elbasan – Programi SCPA

Inaugurohet Salla dhe Njësia për Intervistimin e të Miturve në DVP Elbasan

Inaugurohet Salla e Komandës dhe Kontrollit dhe Njësia për Intervistimin e të Miturve në DVP Elbasan

Me datë 19 shkurt 2020 u inauguruan salla e komandës dhe kontrollit dhe njësia për intervistimin e të miturve, dy investime të bëra nga qeveria suedeze nwpwrmjet Programit Suedez SCPA në DVP Elbasan,. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i DVP Elbasan, Menaxherja e Programit nga Ambasada Suedeze, përfaqësues të programit suedez dhe punonjës të policisë të DVP Elbasan.

Ministri i Brendshëm Z. Lleshaj shprehi mirënjohje për qeverinë suedeze për ndihmën e dhënë në përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve të policisë dhe sidomos për sa i përket rritjes së cilësisë së shërbimit policor në reagimin ndaj shqetësimeve të qytetarëve si dhe në trajtimin e rasteve ku përfshihen të miturit dhe viktimat e dhunës në familje.

Albanian