DVP Elbasan: Pajisje dhe trajnim specialistësh DhF – Programi SCPA

DVP Elbasan: Pajisje dhe trajnim specialistësh DhF

Perfundon instalimi i pajisjve dhe trajnimi i specialisteve per Njesine e intervistimit te Miturve dhe Viktimave te DhF.

Pas përfundimit të instalimit të pajisjeve të regjistrimit audio dhe video pranë njësisë për intervistimin e të miturve dhe viktimave të dhunës në familje në DVP Elbasan, specialistë të DhF dhe specialistë të hetimit të krimit u trajnuan për përdorimin me efiçencë të tyre.

Me kompletimin e kësaj njësie me pajisje dhe ekspertizë plotësohen standardet dhe normativat më të fundit ndërkombëtare të intervistimit duke synuar kufizimin e numrit të intervistimeve, deklarimeve dhe seancave që përfshijnë të miturin dhe viktimën e dhunës si dhe rritjen e cilësisë së hetimit.

Albanian