Me datë 21.09.2018, qendra rinore “Epoka e Re” lehtësoi takimin mes stafit pedagogjik të shkollës “Liri Gero” dhe efektivin e policisë së zonës. Ky takim kishte si synim të sillte më afër mësuesit e shkollës dhe efektivin e policisë për të përmirësuar sigurin në shkolla dhe në komunitetin ku të rinjt rriten dhe mësojnë.
Të gjithë aktorët së bashku ishin të gatshëm të ndërtonin një bashkëpunim të ngushtë midis shkollës – prindërve – policisë ku here pas here të bëhen mbledhje të shpeshta në mënyrë që të kemi një plan pune të përbashkët mes këtyre aktore që të rinjt të rriten të shëndetshëm dhe drejt rrugës së dijes dhe të ardhmes së sigurt.
Në kuadër të projektit “Polikomunitet” janë ndërtuar murale në shkollat “Liri Gero” “Jani Bakalli” në lagjën “8- Shkurti” ku u nda mesazhin “Punojmë së bashku për një komunitet dhe të ardhme të sigurt”.