Policimi në Komunitet dhe Aftësia e Kufizuar – Partneritet për Përfshirje – Programi SCPA

Policimi në Komunitet dhe Aftësia e Kufizuar – Partneritet për Përfshirje

Në zbatim të projektit Policimi në Komunitet dhe Aftësia e Kufizuar – Partneritet për Përfshirje”, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK) në bashkëpunim me organizatën Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK), organizoi më 1 tetor në Korçë një takim për prezantimin e raportit: “Vlerësimi i Nivelit të Aksesueshmërisë për Personat me Aftësi të Kufizuara në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut të Korçës”.

Në takim morën pjesë përfaqësuses të DVP Korçë, Komisariatit të Policisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të Bashkisë Korçë, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Korcë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues të qëndrave ofruese të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë Korçë.

Specialistë të fushës së aksesueshmërisë dhe hartues të raportit prezantuan gjetjet e këtij vlerësimi dhe rekomandimet për ndërhyrjet që nevojitet të ndërmerren nga institucionet përkatëse, me qëllim që personave me aftësi të kufizuara tu sigurohet akses i plotë dhe pa pengesa në institucionet e policisë së qarkut Korçë, si në drejtim të infrastrukturës fizike, të hapsirave të jashtme dhe të brendshme të godinave ashtu dhe aksesit të plotë në informacion.

Albanian