Policia – Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit, Pogradec – Programi SCPA

Policia – Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit, Pogradec

Shoqata “Unë, Gruaja”, në kuadër të projektit “Policia – Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit Pogradec”, organizoi në datën 02 Tetor 2019 një workshop në Njësinë Administrative Çërravë, ku morën pjesë specialisti i policisë së zonës, kryeinfermierë dhe infermierë të qëndrave shëndetësore, specialistë të ndihmës ekonomike, punonjës të Njësisë Administrative, mësuses dhe psikologë të shkollave, kryepleq të fshatrave,  si dhe Koordinatorja e Dhunës me Bazë Gjinore në Bashkinë e Pogradecit.

Ky takim shërbeu për njohjen e të pranishmëve me detyrimet ligjore me të cilat ngarkohet secili institucion në nivel vendor për referimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje si dhe ndarjen e përvojave më të mira përmes paraqitjes dhe diskutimit të rasteve studimore.

Po ashtu, në datën 9 tetor 2019 realizoi forumin ndërgjegjësues me të rinj të Gjimnazit “ Gjergj Pekmezi” në Pogradec. Në këtë forum morën pjesë nxënës, psikologë të shkollës si dhe oficerëe të policimit në komunitet nga Komisariati i Policisë Pogradec.

Qëllimi i këtij forumi ishte informimi dhe sensibilizimi i të rinjve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave e vajzave, dhunës në marrëdhëniet intime midis adoleshenteve, dhunës në internet, ngacmimeve seksuale, etj. Gjatë takimit u vu  theksi tek partneriteti me policinë, informimi i nxënësve, mësuesve dhe prindërve mbi kuadrin ligjor përkatës në fuqi si dhe masat parandaluese për ndalimin e këtij fenomeni.

Në Njësinë Administrative Çërravë, Pogradec

Në Gjimnazin “Gjergj Pekmezi” në Pogradec

 

Albanian