Policia e Shtetit edukon të rinjtë për sigurinë në rrugë – Programi SCPA

Policia e Shtetit edukon të rinjtë për sigurinë në rrugë

Në ditën e parë të shkollës, punonjësit e policisë së shtetit, përveçse zbatimit të masave të sigurisë në rrugë duke krijuar lehtësira kalimi afër shkollave, ata kanë shpërndarë për nxënësit edhe broshurën me këshilla praktike për sigurinë në rrugë.

Kjo broshurë e printuar në 5500 kopje, me financim të Programit Suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, përmban këshilla, rregulla, sinjalistikë dhe imazhe për përdorimin e rrugës nga këmbësorët, biçiklistët, motorçiklistët por edhe gjatë udhëtimit me autoveturë dhe autobus.

Ky aktivitet bëhet në kuadër të asistencës që i jepet Policisë së Shtetit nga programi suedez për rritjen e kapaciteteve të saj për të ndërgjegjësuar të rinjtë për sigurinë në përgjithësi dhe atë rrugore në veçanti.

Albanian