PK: adoleshentët kundër bullizmit kibernetik – Programi SCPA

PK: adoleshentët kundër bullizmit kibernetik

Workshop-i me temë “Adoleshentët kundër bullizmit, dhunës kibernetike, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, ka qenë aktiviteti i zhvilluar sot nga policia e Kavajës në bashkëpunim me CSDC Durrës dhe SCPA

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me CSDC Durrës dhe SCPA, në kuadër të Policimit në Komunitet zhvilluan në ambientet e ish-kinemasë “Aleksandër Moisiu” workshopin me temë “Adoleshentët kundër bullizmit, dhunës kibernetike, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”.

Në këtë workshop morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit Kavajë, mësues, punonjës social, punonjës policie, përfaqësues të njësive administrative dhe organizatorët e CSDC Durrës.

(Botuar në Gazetën “Bota Sot”, sipas ATSH, TIRANË, 31 tetor 2018)

Albanian