Përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve në DVP Kukës. – Programi SCPA

Përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve në DVP Kukës.

Në komisariatin e Tropojës dhe atë të Kukësit u organizua një vizitë dy ditore në datat 29-30 qershor 2020, për të parë rezultatet e punës së Programit suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”. Në Tropojë, me anë të rikonstruksionit të Zyrës së Shërbimit të Qytetarëve, tashmë qytetarët kanë një mjedis më mikpritës dhe të rehatshëm për të gjetur zgjidhje për problematikat që kanë. Investimi përfshin edhe riparimin e dhomave të shoqërimit në mënyrë që të drejtat e njeriut të të gjithëve të respektohen. Kurse në Kukës ka tashmë një zyrë të posaçme për të edukuar brezat e rinj për çështje të sigurisë dhe punonjës policie për t’i mësuar ata. Të gjitha këto sjellin angazhimin e komunitetit dhe besimin e tij tek policia. Keto investime për përmirësimin e ambienteve kanë arritur një vlerë prej rreth 27.000 euro.

Albanian