Përmbyllet me sukses trajnimi i Oficerëve të Sigurisë dhe Psikologëve në Shkolla. – Programi SCPA

Përmbyllet me sukses trajnimi i Oficerëve të Sigurisë dhe Psikologëve në Shkolla.

Gjatë zbatimit të programit ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjeçare u vu re interesi i madh i nxënësve por edhe i stafit të shkollave për këto tema, si dhe vullneti institucional për të shtrirë këtë program më tej. Prandaj, programi u angazhua me takime me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të krijuar mundësinë e trajnimit të oficerëve të sigurisë dhe psikologëve të shkollave të mesme të Shqipërisë.
Trajnimi filloi në akademinë e sigurisë në Tirane, me 2 grupe trajnimi që u pasuan me 2 grupe të tjera në Elbasan dhe Durrës me një total prej 77 Oficeresh te sigurisë.
Gjate javës se parë të marsit u trajnuan 31 OS dhe psikologë të Shkodrës, Lezhës ,Kukësit dhe Dibrës në Lezhe, te ndarë në 2 grupe.
Pas një ndërprerjeje për shkak të Covid-19, me datë 22 qershor rifilloi trajnimi i një numri prej 55 oficerëve të sigurisë dhe psikologëve të shkollave të qarkut Fier, Vlorë dhe Gjirokastër dhe Korçe.
Në fund, të gjithë pjesëmarrësve i është dorëzuar literatura dhe materialet mbështetëse si dhe prezantimet dhe videot që janë prodhuar për këtë qellim për tu përdorur në takimet me të rinjtë për vitin shkollor 2020-2021 e në vazhdim.
Gjithashtu pjesëmarrësit kane përqafuar idenë e krijimit te një forumi online, i ngjashëm me forumin e NSPK për edukimin dhe punën me të rinjtë, në mënyre që ta përdorin ketë instrument virtual për shkëmbime përvojash të ndërsjella.
Duke shprehur falënderimin për angazhimin e aktoreve pjesëmarrës te MB, DPPSh te MARS, programi SCPA është optimist që së bashku të arrijmë rezultate sa më të mira për rritjen e ndërgjegjësimit për moshat e reja, me qëllim rritjen e sigurisë publike në komunitet, me fillimin e vitit të ri shkollor.

Albanian