Partneriteti polici – qeverisje locale – Programi SCPA

Partneriteti polici – qeverisje locale

Zhvillohen aktivitete të projektit “Partneriteti polici – qeverisje locale”

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Partneriteti polici – qeverisje lokale me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve për parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, të financuar nga SCPA, në datat 19-20 shkurt 2019, janë zhvilluar sesione informuese/sensibilizuese me të rinjtë e në Shkollës së Mesme të bashkuar “9-shtatori”, Topojan, me tematikë informimin mbi partneritetin polici-komunitet dhe informimim rreth dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ndër të tjera, nxënësit u informuan se si ata mund të behën pjesë e konkursit të esesë dhe vizatimit në kuadër të projektit. Pavarësisht se nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë akses në internet, ata shprehën kënaqësinë dhe gatishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë e konkursit përmes aplikimit të metodave klasike.

Albanian