Partneritet kundër dhunës me bazë gjinore – Programi SCPA

Partneritet kundër dhunës me bazë gjinore

Më datat 24 dhe 25 Prill 2019, organizata ”Instituti Shqiptar për Inovacion Social”, zhvilloi në shkollën e mesme të bashkuar “Qazim Shehu”, Shtiqen, Kukës, takimet e rradhës me nxënësit e kësaj shkolle me tematikë “Partneriteti polici-komunitet në kuadër të luftës kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”.

Gjatë takimeve, bisedat me nxënësit u përqëndruan në mënyrat më efikase për adresimin e rasteve të dhunës dhe reduktimin e diskriminimit me bazë gjinor.

 

Albanian