Organizimi i takimit te rradhës së KVSP, Elbasan. – Programi SCPA

Organizimi i takimit te rradhës së KVSP, Elbasan.

Në datë 30 qershor 2022, në ambjentet e Hotel Skampa në Bashkinë Elbasan u realizua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike të Bashkisë Elbasan. Aktiviteti u lehtësua nga organizata “Në familje, për familjen”, grantmarrëse e raundit të 5të të skemës së granteve, e cila sapo përfundoi me sukses projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm nis me sigurinë publike” i cili u realizua në tre bashki të Qarkut Elbasan. Aktiviteti u realizua kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Elbasan Z.Gledian Llatja dhe morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave anëtare të KVSP dhe sekretariatet teknike të Bashkisë Elbasan, Prokurorisë dhe Komisariatit të Policisë, etj.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e KVSP Elbasan me gjetjet e Anketimit “Sistemi i Matjes së Sigurisë në Komunitet 2022 (SMSK)” i cili u mbështet nga Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA). Kryetari i Këshillit Bashkiak Elbasan z. Hektor Çiftja vlerësoi mbështetjen afatgjatë të SCPA në Bashkinë Elbasan dhe u ndal në domosdoshmërinë e të dhënave periodike për të kuptuar vlerësimin e komunitetit ndaj punës së KVSP dhe Bashkisë Elbasan për sigurinë publike. Pjesmarrësit vlerësuan rëndësinë e anketimit dhe gjetjeve të tij, dhe mbi të gjitha, mundësisë e aksesit të të dhënave për ti përdorur në punën e tyre për përmirësimin e sigurisë publike në Bashkinë Elbasan.

Albanian