Një model i mirë i bashkëpunimit Polici-Komunitet – Programi SCPA

Një model i mirë i bashkëpunimit Polici-Komunitet

“Partneriteti me Biznesin lokal rrit sigurinë” DVP Kukës një model i mirë i bashkëpunimit Polici-Komunitet

Kukës, 23 gusht 2019

Deklarata (PDF)

Shoqata Biznesi për Biznesin (BpB) dhe Drejtoria Vendore e Policisë në Kukës (DVP Kukës), duke u nisur nga rezultati i bashkëpunimit gjatë muajve të fundit ndërmjet policisë dhe biznesit në Kukës, gjithashtu nisur nga mirëkuptimi i treguar prej drejtuesve të policisë për disa shqetësime të adresuara nga ana e bezneseve, me qëllim institucionalizimin e mirëkuptimit në interes të komunitetit dhe në përputhje me aktet ligjore, nënshkruajmë këtë deklaratë partneriteti:

Shoqata BpB do të vijojë të tregojë ndjeshmëri për nevojat që ka Drejtoria Vendore e Policisë Kukës për përmirësimin e infrastruktures së saj në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në komunitet si dhe do të ndikojë pozitivisht tek bizneset që të rrisin masat e sigurisë në bizneset e tyre, konform Ligjit nr.19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Gjithashtu shoqata BpB angazhohet për sjellje korrekte dhe kërkon të njëjtën gjë nga ana e policisë. Referuar bashkëpunimit të deritanishëm për realizimin e ndërtimit të muzeut të policisë dhe sistemit të monitorimit me kamera të qytetit të Kukësit, si dhe mirëkuptimit të treguar nga policia, në zbatim të Kodit Rrugor, neni 155, shprehim deshirën e mirë për të vijuar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Drejtoria e Vendore e Policisë Kukës nga ana e saj nënvizon vlerësimin pozitiv për bizneset në Kukës dhe do të angazhohet për tu gjendur pranë në çdo rast të adresimit të kërkesave për një mjedis të sigurtë të punës së tyre duke garantuar se siguria e komunitetit në tërësi dhe mbarëvajtja e aktivitetit ekonomik të bizneseve në aspektin e rendit publik përbën prioritetin e punës së policisë.

Marrë nga faqja ne Facebook: Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Albanian