Nisja e pilotimit të programit të përmirësuar të proceseve të punës për Zyrat e Shërbimit të Qytetarëve. – Programi SCPA

Nisja e pilotimit të programit të përmirësuar të proceseve të punës për Zyrat e Shërbimit të Qytetarëve.

Ekipi i ekspertëve të programit SCPA dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë përmbyllën punën e tyre për përmirësimin e programit të proceseve të punës për Zyrat e Shërbimit të Qytetarëve në fund të muajit korrik 2020. Më 24 shtator 2020, u zhvillua trajnimi i drejtuesve të nivelit të mesëm dhe të specialistëve (përdoruesve) të këtij programi në DVP Elbasan. Ky trajnim u bë nga eksperti I TI-së në DPPSh, i cili u demonstroi se si të përdorej programi dhe se si integrohej me sistemet e tjera. Ky trajnim shënon fillimin e fazës së pilotimit të programit në DVP Elbasan, për t’u shtrirë më tej në të gjitha komisariatet. Ky program kompleks mbështetet në platformat ekzistuese dhe është integruar mire me të gjitha platformat dhe sistemet që përdoren nga PSh si dhe nga institucionet e tjera qeveritare të linjës. Ai është i lehtë për t’u përdorur dhe nxit punën online të përdoruesve dhe shmangien e printimit të panevojshëm të shumë dokumenteve.

Albanian