Aktivitet ndërgjegjësues në gjimnazin “Hasan Tahsin” – Programi SCPA

Aktivitet ndërgjegjësues në gjimnazin “Hasan Tahsin”

Në  datë  25 shkurt, në zbatimit të projektit “Forcimi i lidhjeve komunitet – polici për reduktimin e rasteve të dhunës në familje dhe shoqëri”, shoqata Jona Sarandë, ishte në gjimnazin “Hasan Tahsin” Sarandë, për zhvillimin e një aktiviteti ndërgjegjësues me nxënësit e kësaj shkolle.

Gjatë aktivitetit u shfaqën video sensibilizuese të përgatitura nga vetë nxënësit në lidhje me problematika shqetësuese për komunitetin si dhuna në  familje, bulizmi, alkooli  dhe drogërat, etj.

Gjithashtu u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me temën e dhunës dhe parandalimin e këtij fenomeni përmes bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet.

Albanian