“Munde dhunën, thyeje heshtjen”, Shkodër – Programi SCPA

“Munde dhunën, thyeje heshtjen”, Shkodër

Në vijim të realizimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje në kuadër të projektit “Munde dhunën, thyeje heshtjen” Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi një takim me gratë dhe vajzat në datë 30 janar 2019, në Velipojë.

Ishin të pranishme në takim gra të grupmoshave të ndryshme, përfaqësues nga policia vendore, njësia administrative, etj.

Çështjet që u trajtuan gjatë takimit u fokusuan në dhunën në familje, urdhrin e mbrojtjes së viktimave të dhunës, etj.

Aktivitetet e ndërgjegjësimit do të vazhdojnë gjatë muajit shkurt në bashkinë e Shkodrës.

Albanian