Monitorim: Roli i Policisë në jetën e komunitetit – Programi SCPA

Monitorim: Roli i Policisë në jetën e komunitetit

Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë dhe qarqet e tjera, mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e rradhës, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit.

Përmes këtij projekti, synohet të monitorohet periodikisht opinioni i komuniteteve (në qarkun Tiranë, krahasuar me qarqet e tjera) në lidhje me punën e policisë në to. Vetë forma e sondazhit (elektronik) krijon mundësinë për kryerjen e tij brenda fare pak ditëve. Në këtë mënyrë, mund t’i jepet policisë një feedback i vazhdueshëm, që mund t’i vlejë për përmirësimin e punës në komunitet.

GJETJET KRYESORE TË SONDAZHIT TË TETORIT

  • Në tremujorin e katërt të vitit 2019, krahasuar me një tremujor më parë, ka patur një rrritje të lehtë statistikisht të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (është ngjitur në nivelin 62%). Ndërkohë, ka patur edhe një ulje të opinionit negativ (ka zbritur në nivelin 26%). Një prirje e ngjashme vërehet në rang republike; ka rritje të lehtë statistikisht të opinionit pozitiv për policitë e qarqeve (krahasuar me një tremujor më parë), duke u ngjitur në nivelin 59%, ndërkohë që opinioni negativ është ulur (Grafikët 1 dhe 2).
  •  Rreth 72% e qytetarëve shqiptarë ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre, pasi është errësuar. Nga një sondazh i IDRA-s, i kryer në maj 2018 me financim të SCPA-së, rezultonte se 75% e qytetarëve e ndienin këtë siguri (Grafiku 3). Pra, jemi pothuaj në ato nivele të numrit të qytetarëve që ndihen të sigurt në lagjet e tyre.
Rezultatet e plota të sondazhit, të shoqëruara me grafikë, si dhe informacionin metodologjik mbi të, i gjeni bashkëngjitur
Albanian