Miniforum për sigurinë publike: “Stop dhunës! Bashkë mundemi!” – Programi SCPA

Miniforum për sigurinë publike: “Stop dhunës! Bashkë mundemi!”

Shoqata Tjeter Vizion organizoi në dt 3 tetor në  shkollën e mesme të bashkuar “Rrahman Ҫota” Hotolisht- Librazhd,  miniforumin e  sigurisë publike me temë “Stop dhunës! Stop Trafikimit! Jo drogës! Bashkë mundemi!”.

Ky miniforum kishte për qëllim informimin dhe sensibilizimin e pjesëmarrësve mbi format e dhunës me bazë gjinore, trafikimin e qenieve njerëzore, substancat narkotikë dhe dëmet që sjell përdorimi i tyre.

Takimi u lehtësua nga koordinatori i projektit dhe shefi i Komisariatit të Policisë së Librazhdit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull “Të mbajmë familjen dhe fëmijët të sigurtë”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri.

Albanian