Memorandum i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, DVP Lezhë – Programi SCPA

Memorandum i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, DVP Lezhë

Në datën 04 Tetor 2019, në kuadër të zbatimit të projektit ”Informimi i të rinjve mbi rëndësinë e policimit në komunitet nëpërmjet mjeteve të teknologjisë së informacionit”, u organizua takimi për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet DVP Lezhë dhe përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit si dhe të të rinjve të shkollave të mesme të Përgjithshme ”Hydajet Lezha” dhe shkollës së mesme të Bashkuar ”Karl Gega”, Balldre.

Në këtë takim në të cilën ishin të pranishëm Prefekti i Lezhës, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Shefi i rendit në DVP Lezhë, N/Kryetari i Qarkut dhe N/kryetari i Bashkisë Lezhë, Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Bashkia Lezhë, drejtorët e shkollave rrespektive, të rinj, u prezantua projekti, qëllimi, aktivitet dhe rezultatet e tij.

Albanian