Mbyllet me sukses Cyber e-Bootcamp. – Programi SCPA

Mbyllet me sukses Cyber e-Bootcamp.

Ekipi i CyberCamp Tirana 2020 mbyll me sukses “Cyber e-Bootcamp”, fazën e dytë të projektit, e zhvilluar si një cikël leksionesh dhe trajnimesh online mbi investigimin, sigurinë ndaj krimit kibernetik, nëpërmjet platformës online Zoom. Ky cikël aktivitetesh u organizua gjatë datave 2-6 qershor. Pjesëmarrja ishte e hapur për çdo individ, nxënës dhe studentë por jo vetëm, duke mirëpritur dhe profesionistë të sigurisë kibernetike, të cilet janë në hapat e tyre të parë të karrierës. Numri mesatar i pjesëmarrësve për sesion ishin rreth 75 veta.

Temat e trajtuara nga lektorët dhe trajnerët në e-Bootcamp përfshinë hapa teknikë në “Ethical Hacking” deri në sigurinë e sistemeve bankare, nga koncepte si politikat publike, karriera në këtë lëmë, në sigurinë kibernetike deri në investigimin e krimit kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga lundrimi i sigurt në internet dhe në rrjete sociale deri në tema më të ndjeshme dhe të fjalës së fundit si sistemet biometrike dhe Inteligjenca Artificiale.

Albanian