Takim konsultativ për mirefunksionimin e Zonës Policore. – Programi SCPA

Takim konsultativ për mirefunksionimin e Zonës Policore.

Pas miratimit të përshkrimeve të reja të punës për NSPK/ SPZ dhe Patrullën e Përgjithshme, në tremujorin e parë të 2020, ekspertët e Programit SCPA kanë punuar ngushtë me specialistet e Drejtorise se Rendit publik dhe sketorit te studimeve strategjike ne DPPSh për hartimin e e dokumenteve per mirëfunksionimin e Zonës Policore.
Hartimi i këtyre dokumenteve vjen si rrjedhojë logjike e hapave të ndërmarrë në zbatim të dy Urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Urdhri Nr. 1023, datë 09/07/2019, dhe Urdhri Nr. 395, dt. 5/05 2021, si dhe në përputhje me vendimet e marra nga Grupi Teknik i punës i ngritur për ketë qellim.
Sipas këtyre vendimeve, është punuar bashkërisht në dy drejtime:
monitorimi i zbatimit të ndryshimeve në formë pilotimi në DVP Elbasanit dhepërpilimi i dokumenteve të duhura për një funksionim sa më normal të zonës policore.
Pas përfundimit të pilotimit të ndryshimeve, grupi i projektit të ndryshimeve në DVP Pilot Elbasan ka përpiluar një raport të detajuar i cili pasi u miratua do të shërbejë si një dokument udhëzues për të shtrire ndryshimet dhe në DVP e tjera. Bazuar në rekomandimet e raportit , gjatë muajit Maj 2021, Grupi teknik i punës u mblodh për të diskutuar për hartimin dhe aprovimin e një PSV-je me qellim normimin e punës së strukturave përbërëse të zonës policore dhe shtrirjen sa më mire të konceptit të policimit në komunitet si një filozofi gjithëpërfshirëse për të gjitha strukturat

Albanian