Mblidhen Komisionet Vendore Përzgjedhëse të Skemës së Granteve për qarqet Tiranë, Elbasan, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër. – Programi SCPA

Mblidhen Komisionet Vendore Përzgjedhëse të Skemës së Granteve për qarqet Tiranë, Elbasan, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.

Në kuadër të aktiviteteve të Planit të punës së Programit SCPA në lidhje me Skemën e Granteve, u mbajtën mbledhjet e Komisioneve Vendore Përzgjedhëse të Skemës së Granteve për qarqet e Tiranës, Elbasanit Kukësit, Korçës dhe Gjirokastrës.
Gjatë periudhës Prill -Maj 2021, u përfundua procesi i përzgjedhjes së aplikantëve fitues për raundin e pestë te SG. Ky proces u parapri nga një fushate intensive ndërgjegjësimi. Një numër i konsiderueshëm organizatash të shoqërisë civile paraqiten projektet e tyre të cilat kaluan në procesin e përzgjedhjes nga Komisionet Vendore Përzgjedhëse që bashkë kryesohen nga Drejtorët e DVP-ve përkatëse dhe përfaqësuesi i EMP-së në një proces transparent.
EMP në bashkëpunim me DVP-të e këtyre qarqeve punoi intensivisht me aktorët vendorë për formimin e apo rivitalizimin këtyre komisioneve, realizoi shpërndarjen në kohë të aplikimeve për grante tek anëtaret e këtyre komisioneve dhe finalizoi brenda afateve përzgjedhjen e aplikantëve fitues për Grantet. Gjate muajve në vijim, EMP do të punojë për parapërgatitjen e fituesve në mënyre që aktivitetet që ato kanë parashikuar ti përshtatën më mirë nevojave të policisë dhe komunitetit në qarqet përkatëse.

Albanian