Mbledhja për formalizimin e KVSP në Kurbin. – Programi SCPA

Mbledhja për formalizimin e KVSP në Kurbin.

Më datë 24 korrik, me mbështetjen dhe lehtësimin e organizatës grantmarrëse të raundit të tretë të Skemës së Granteve, Instituti për Studime Ligjore dhe Politike, u zhvillua mbledhja për krijimin dhe formalizimin e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP) tё Bashkisё Kurbin.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet publike vendore si Bashki, Prefekturë, Polici e Shtetit, Gjykatë, Prokurori i Kurbinit, etj, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të komuniteteve etnike, përfaqësues nga Dhoma e Biznesit, OJF-të, media lokale, përfaqësues të grupeve vullnetare (të rinj/qytetarë), etj.

Në mbledhje u miratua Rregullorja e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike të Bashkisë Kurbin. Gjithashtu u diskutua dhe u debatua për problemet e sigurisë në bashki dhe u ngritën shqetësime për çështje të tilla si lëvizja e pakontrolluar të automjeteve, armëmbajtja pa leje, përdorimin e lëndëve narkotike nga të rinjtë, etj.

Albanian