Mbledhja e parë e Këshillit Vendor SP Kavajë – Programi SCPA

Mbledhja e parë e Këshillit Vendor SP Kavajë

Në dt. 25 mars në Kavajë u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike.

Ky aktivitet u krye në kuadër të projektit “Mobilizimi i komunitetit të Bashkisë Kavajë për policimin në komunitet”, zbatuar nga CSDC Durrës dhe financuar nga Programi SCPA.

Aty morën pjesë përfaqësues nga institucione lokale të Kavajës si  Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak, Komisariati i Policisë, përfaqësues nga komuniteti etj.

Aty u diskutua rregullorja e KVSP-së e cila më pas do kalojë për miratimin formal në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak të Kavajës.

Albanian