Mbledhja e MKR, Bashkia Kukës – Programi SCPA

Mbledhja e MKR, Bashkia Kukës

Më dt. 17 Prill 2019 u mbajt mbledhja e rradhës e ekipit teknik ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në Bashkinë Kukës.

Ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore pjesë e mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare.

Gjatë takimit u diskutuan rastet e dhunës në familje të referuara gjatë dy muajve të fundit. Çdo institucion anëtar i ekipit mori përsipër shërbime mbështetëse dhe përgjegjësi konkrete për menaxhimin dhe integrimin e rasteve.

Ky takim u lehtësua nga organizata” Instituti Shqiptar për Inovacion Social” në kuadër të projektit të skemës së granteve “Partneriteti polici – qeverisje lokale me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve për parandalimin dhe adresimin e rasteve të DHF”.

Albanian