Mbledhja e MKR, Bashkia Gramsh – Programi SCPA

Mbledhja e MKR, Bashkia Gramsh

Më dt. 10 Prill 2019 u mbajt mbledhja e rradhës e ekipit teknik ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në Bashkinë Gramsh.

Ishin të pranishëm 11 përfaqësues të institucioneve vendore pjesë e mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare.

Gjatë takimit u diskutuan rastet e dhunës në familje të referuara gjatë dy muajve të fundit.

Çdo institucion anëtar i ekipit mori përsipër shërbime mbështetëse dhe përgjegjësi konkrete për menaxhimin dhe integrimin e rasteve.

Albanian