Mbi sigurinë në rrugë me nxënësh shkollash, Tiranë. – Programi SCPA

Mbi sigurinë në rrugë me nxënësh shkollash, Tiranë.

Në kuadër të vijimit të aktiviteteve me shkollat, Gbi – Health & Safety Academy, organizoi në datën 10 dhjetor me nxënësit e klasavë të 12-ta të shkollës “Asim Vokshi“ në Tiranë, takimin ndërgjegjësues me tematikë mbi sigurinë rrugore.
Nxënësit e klasave të 12-ta së shpejti do të jenë kandidatë për tu pajisur me lejedrejtimi ndaj interesi dhe vëmendja për temat e trajtuara ishte i madh. Në këtë orë tematike u trajtuan tema të tilla si: përdoruesit e rrugës si këmbësorë, ciklistë, motociklistë, drejtues mjeti; në lidhje me rrugën dhe elementet e saj; sistemet e sigurisë në mjete ( rripi i sigurimit, kaska mbrojtëse); parandalimi i aksidenteve duke rritur vetëdijen qytetare dhe duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor; video me tematike përdorimin e rripit të sigurimit.

Albanian