Mbështetje për Policinë e Shtetit me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 – Programi SCPA

Mbështetje për Policinë e Shtetit me mjete mbrojtëse kundër Covid-19

Punonjësit e policisë janë në frontin e parë për zbatimin e masave kundër përhapjes së virusit Covid-19, e në komunikim të shpeshtë më qytetarët. Prandaj këtyre punonjësve ju nevojiten më shumë pajisje mbrojtëse si maska e dezifektant. Për të ndihmuar dhe mbështetur punën e punonjësve të policisë në mos përhapjen e virusit dhe për t’i mbrojtur ata, Programi Suedez për Policimin në Komunitet i ka dhuruar Policisë së Shtetit një sasi prej 2000 maska dhe 200 litër dezifektant duarsh. Një pjesë e tyre do dërgohen në DVP Kukës. Maskat janë prodhuar nga gra në nevojë, të prekura nga situata e krijuar për shkak të epidemisë.

Albanian