Krijohet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike (KVSP) nё Bashkinё Lezhë. – Programi SCPA

Krijohet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike (KVSP) nё Bashkinё Lezhë.

Në kuadër të Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA), më datë 20 gusht u zhvillua mbledhja për krijimin e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP) tё Bashkisё Lezhë. Në këtë takim morën pjesë aktorët vendorë nga institucionet publike, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues nga Dhoma e Biznesit, OJF-të, Media lokale, përfaqësues të grupeve vullnetare (të rinj/qytetarë), etj. Në mbledhje u miratua Rregullorja e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike të Bashkisë Lezhë. Gjithashtu u diskutua dhe debatua për problemet e sigurisë në bashki, ku u vu theksi te rëndësia e masave parandaluese. Nga ana e të pranishmëve dhe e Kryetarit të bashkisë Zotit Pjerin Ndreu u vlerësua puna e Policisë së Shtetit për forcimin e sigurisë në këtë bashki. Drejtori vendor i Policisë, Drejtues Zef Laska u bëri apel gjithë institucioneve të bashkëpunojnë me policinë për forcimin e rendit dhe sigurisë.

Përfaqësuesit e OJF dhanë eksperiencën tyre me të miturit dhe u angazhuan që këtë punë ta shtrijnë në të gjitha shkollat dhe lagjet e bashkisë. Në përfundim u shprehën vlerësime për Programin “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA), për kontributin e dhënë në krijimin e Këshillit Vendor për Siguri Publike (KVSP) në Bashkinë Lezhë. Ky aktivitet u pasqyrua edhe në mediat lokale dhe kombëtare.

Albanian