Instituti Shqiptar për Inovacion Social/AISI, në kuadër të “16 Ditëve të Hapura kundër Dhunës në Familje”, në datat 6, 9 dhe 10 Dhjetor 2019, ka zhvilluar sesione informuese mbi dhunën me nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Riza Spahiu” dhe “Avni Rustemi” si edhe Shkollës së Mesme “Havzi Nela”të qytetit të Kukësit.
Në këto sesione morën pjesë nxënës, Drejtorët/Nën Drejtorët dhe mësues së shkollave si edhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Vendore.
Materiale informuese me mesazhe tematike u shperndanë gjatë aktivitetit.