Kryen vizita monitoruese në komisariatet e DVP Pilot të Elbasanit. – Programi SCPA

Kryen vizita monitoruese në komisariatet e DVP Pilot të Elbasanit.

Gjatë 2 javëve të para të nëntorit 2020, Ekipi i ekspertëve të SCPA kryesuar nga këshilltari ndërkombëtar Policor Z. Ulrich Dugas ,ka kryer vizita të rregullta periodike në DVP Pilot të Elbasanit dhe komisariatet në juridiksionin e kësaj DVP-je .

Në këto vizita në terren janë kryer takime rregullisht me Grupin e Punës të projektit të ndryshimeve në DVP pilot Elbasan të kryesuar nga Z Albert Nushi, Zv/Drejtor për rendin publik dhe Policimin në Komunitet.

Përveç takimeve në DVP Pilot të Elbasanit, Ekipi i ekspertëve të Programit SCPA, kanë bërë vizita të përbashkëta me ZV/Drejtorin e DVP në Komisariatin e Cërrikut, Peqinit, Gramshit dhe së fundi në komisariatin e Librazhdit.

Gjatë këtyre takimeve është informuar paneli për progresin e arritur në zbatim të planit të punës për menaxhimin e ndryshimeve si dhe janë diskutuar problematikat gjatë zbatimit të ndryshimeve. Fokus i veçante i është kushtuar mënyrës së re të raportimit , veçanërisht me prezantimin e raportit ditor cilësor, zbatimit të afateve të raportimit, dhe ndjekjes së progresit sipas pikave të planit te punës dhe personave përgjegjës.

Në komisariatet e vizituara është diskutuar për të filluar ndryshimet sipas të njëjtës skemë si në Komisariatin e Elbasanit. Ndryshimet do të përqendrohen në rritjen e bashkëpunimit në zonën policore ndërmjet OPP-ve NSPK-ve dhe Specialistëve të hetimit të krimit, në krijimin e një modeli të ri të NSPK-së bazuar në përshkrimin e punës dhe transferimin gradual; të disa detyrave të Patrulla e Përgjithshme, në verifikimin dhe rritjen e aftësive të OPP-ve që merren me veprimet policore në ngjarjet urgjente dhe kryerjen e trajnimit praktik nëse është e nevojshme me ndihmën e NSPK-ve me përvojë . Gjithashtu,në kuadër të ri konceptimit të punës në terren është diskutuar mundësia e reduktimit të praktikës së turneve “të gatshëm” të NSPK-ve dhe e humbjes së kohës së NSPK / SPZ, veçanërisht në zonat rurale si dhe pajisja e zyrave të NSPK-ve të zonave. Në te gjitha takimet diskutimet mbi kontrollin e territorit yenë vend të veçantë. SCPA synon që këto vizita të behën rregullisht deri në fund të dhjetorit 2020.

Albanian