Krijimi i Grupeve kundër dhunës në familje – Programi SCPA

Krijimi i Grupeve kundër dhunës në familje

Në datë 22 shkurt 2019, pranë ambjenteve të Hotel Destil, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim shënoi mbylljen e projektit “Krijimi i Grupeve kundër dhunës në familje në 4 Njësi Administrative të Bashkisë Tiranë”.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e njësive administrative Baldushk, Farkë, Njësia Administrative 7 dhe Pezë, përfaqësues të policisë së shtetit si dhe ndërlidhës me komunitetin.

Në këtë takim u diskutua gjërësisht mbi fenomenin e dhunës në familje, rolin e familjes, atë të komunitetit dhe shkollës si dhe u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për vazhdimësinë e aktiviteteve të projektit.

Albanian