Konispol: Aktivitete sensibilizuese për dhunën në familje – Programi SCPA

Konispol: Aktivitete sensibilizuese për dhunën në familje

Të premten, datë 13 dhjetor, në zbatim të projektit “ Forcimi i lidhjeve komunitet, polici për reduktimin e rasteve të dhunës në familje dhe shoqëri”, shoqata Jona Sarandë, ishte në shkollën “Bido Sejko” Konispol, për zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese me nxënësit e kësaj shkolle.

U diskutuan çështje që kanë të bëjnë me dhunën në bazë gjinore, si dhe u dha informacion mbi funksionet që kryejnë dhe shërbimet që ofrojnë institucionet anëtare të mekanizmit të referimit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është parandalimi i dhunës në shkollë, bullizmi dhe në marrëdhënie familje.

Albanian