Kamera dixhitale për monitorimin e qytetit të Krumës – Programi SCPA

Kamera dixhitale për monitorimin e qytetit të Krumës

Me datë 9 tetor në Komisariatin e Policisë Has u përurua sistemi i monitorimit non stop 24 orë, me kamera dixhitale i qytetit të Krumës.

Ky investim është një tjetër kontribut i dhënë nga biznesi vendas për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e sigurisë vendore.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.

Në fjalën e tij Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska theksoi se ky kontribut është një tregues i nivelit shumë të mirë të bashkëpunimit të strukturave policore me komunitetin e këtij Qarku.

Financimi nga operatorët e ndryshëm ekonomikë i sistemit të vëzhgimit me kamera të qytetit të Kukësit, si dhe i këtij sistemi vëzhgimi me kamera të qytetit të Krumës tregon besimin dhe mbështetjen e qytetarëve për Policinë.

Albanian