Institucionet vendore më shumë bashkëpunim për rritjen e sigurisë në komunitet. – Programi SCPA

Institucionet vendore më shumë bashkëpunim për rritjen e sigurisë në komunitet.

Përfaqësues të SACP zhvilluan një takim me drejtorin e Agjencise për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore Z. Saimir Plaku me 31 mars 2021. Ky takim u zhvillua në vijim dhe funksion të Strategjisë për Sigurinë në Komunitet 2021-2026 për të cilën programi ofroi asistencë teknike.
Kjo strategji shpalos një koncept më të ri për sigurinë në komunitet në Shqipëri që kërkon bashkëpunimin dhe koordinimin e institucioneve kyçe vendore dhe angazhimin qytetar. Për këtë arsye është parashikuar ngritja dhe fuqizimi i Këshillave Vendor për Sigurinë Publike. Me qëllim rritjen e efiçencës së këtyre këshillave do të përcaktohen strukturat monitoruese në nivel qendror dhe ato teknike në nivel vendor si dhe do të hartohen procedurat e punës.
AMVV, në funksion të rolit të saj ligjor do të udhëheqë këtë proces formalizimi, dhe programi ofroi mbështetjen e tij teknike për të angazhuar të gjitha palët për rritjen e sigurisë në komunitet.

Albanian