Informim për mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës – Programi SCPA

Informim për mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës

Më datën 18 Tetor 2019, Qendra Psiko – Sociale “Vatra”, zhvilloi dy  sesione informimi me të rinjtë e Gjimnazit “Jani Minga”, Vlorë, mbi temat: “Informimi i të rinjve lidhur me shkaqet dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe dhunës ndaj fëmijëve” si dhe “Informimi i të rinjve  lidhur me legjislacionin  dhe mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës”.

Gjatë takimeve, bisedat me të rinjtë u përqëndruan në mënyrat më efikase për adresimin e rasteve të dhunës si dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe dhunës  ndaj fëmijëve.

Albanian