Informim për dhunën në familje dhe me bazë gjinore – Programi SCPA

Informim për dhunën në familje dhe me bazë gjinore

Më datë 25 Qershor 2019, Qendra Psiko – Sociale ”Vatra”, zhvilloi dy sesione informimi me përfaqësues të komunitetit të Bashkisë Orikum, për tematikat: “Informimi i komunitetit  lidhur me shkaqet dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” si dhe “Informimi i komunitetit  lidhur me legjislacionin  dhe mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës”.

Gjatë takimeve, bisedat me komunitetin e Bashkisë Vlorë, u përqëndruan në mënyrat më efikase për adresimin e rasteve të dhunës si dhe pasojat sociale të dhunës në familje edhe të asaj me bazë gjinore.

Albanian