Informim për dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore – Programi SCPA

Informim për dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore

Më datën 15 Janar 2020, Qendra Psiko – Sociale ”Vatra”, zhvilloi dy  sesione informimi me përfaqësues të komunitetit të Komunës Shushicë, mbi temat “Informimi i komunitetit  lidhur me shkaqet dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” si dhe “Informimi i komunitetit  lidhur me legjislacionin  dhe mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës”.

Gjatë takimeve, bisedat me komunitetin e Komunës Shushicë, u përqëndruan në mënyrat më efikase për adresimin e rasteve të dhunës si dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Albanian