Inaugurimi i ambienteve të rikonstruktuara të Stacionit të Policisë së Belshit. – Programi SCPA

Inaugurimi i ambienteve të rikonstruktuara të Stacionit të Policisë së Belshit.

Me 7 janar 2022 u mbajt ceremonia e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të Stacionit të Policisë së Belshit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të nivelit të lartë të Policisë së shtetit si nga drejtoria e përgjithshme ashtu edhe nga drejtoria vendore, përfaqësues të ambasadës suedeze dhe ekipi i menaxhimit të programit SCPA. Vendimi për këtë ndërhyrje në Belsh u mor bashkë me Policinë e Shtetit për shkak të gjendjes së rrënuar dhe pothuajse jashtë funksioni të këtyre ambienteve ku punonjësit e policisë duhej të jepnin shërbime për qytetarët. Si rezultat i një investimi prej 41.000 euro, tani punonjësit e policisë së Belshit kanë ambiente shumë të mira pune që janë dhe mikpritëse për qytetarët e Belshit. Programi SCPA ka punuar në disa drejtime njëkohësisht duke rritur kapacitetin e punonjësve të policisë, duke përmirësuar dhe modernizuar shërbimet, duke ndërhyrë në infrastrukturë e blerë paisje dhe duke mbështetur OJF-të për të bërë aktivitete me publikun. I gjithë qëllimi është që të arrijmë një partneritet të qëndrueshëm e besimplotë mes policisë dhe publikut për të parandaluar krimet dhe për të rritur sigurinë. Ky stacion policie, pothuajse i ndërtuar nga fillimi, qëndron në harmoni me bukuritë natyrore të Belshit.

Albanian