Takim online me NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë dhe me Oficeret e Sigurisë në qarkun e Tiranës. – Programi SCPA

Takim online me NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë dhe me Oficeret e Sigurisë në qarkun e Tiranës.

Nga datat 23 dhe 24 Mars 2021, u zhvilluan takimet virtuale me punonjësit e policisë të DVP Tiranë si dhe me grupin e parë të 20 oficerëve të sigurisë në shkollat e mesme. Në këto takime morën pjesë nga DVP Tiranë Z. Idriz Daulle, Shefi i Sektorit të Rendit Publik dhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Z. Shkelqim Allkaj, Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Mirë administrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve.
Takimet u zhvilluan virtualisht nëpërmjet platformës Zoom në formë diskutimesh dhe të ndara në 2 grupe.
Diskutimet u përqendruan rreth zhvillimit të temave ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme në përshtatje me situatën e re të masave mbrojtëse ndaj Covid-19.
Shefi i Sektorit të Rendit Publik në DVP Tiranë, informoi të pranishmit se po bëhen përpjekje që funksioni i NSPK për Edukimin dhe punën me të rinjtë të konsolidohet në të gjitha komisariatet e DVP Tiranë. Tashmë, këto punonjës janë pajisur me kompjuterë dhe projektorë nga SCPA si dhe u është vënë në dispozicion materiali i printuar dhe elektronik për temat e ndërgjegjësimit.
Për sa i përket Oficerëve të Sigurisë në shkollat e mesme, u shtrua problemi i furnizimit të tyre me materiale ndërgjegjësuese. SCPA premtoi se do të ri-printojë flete palosjet dhe materialet e tjera ndërgjegjësuese në sasi të mjaftueshme dhe do të shpërndajë ato sipas kërkesave. Gjithashtu, u premtua dërgimi i materialeve të tjera të nevojshme për temat e ndërgjegjësimit, në mënyrë elektronike. Prodhimi dhe shpërndarja e këtyre materialeve do të behet nga SCPA.
Në takim u diskutua dhe rritja e bashkëpunimit dhe e bashkërendimit të aktiviteteve në mes DVP Tirane dhe Oficerëve të Sigurisë në Qarkun e Tiranës.
Pavarësisht vështirësive teknike, takimet u realizuan në kohë dhe shumica e pjesëtarëeve të ftuar arritën të merrnin pjesë në takim.
Në përfundim u ra dakord që këto takime të behën në mënyrë periodike.

Albanian