Grantet: Thirrje për aplikime nr. 4 – Programi SCPA

Grantet: Thirrje për aplikime nr. 4



(Përfunduar)

“Forcimi i Policimit në Komunitetnë Shqipëri”, program që financohet nga Qeveria Suedeze dhe që asiston zbatimin e reformës së policimit në komunitet në Shqipëri, shpall Thirrjen Nr.4 Për Aplikime.

Organizata Jofitiprurëse (OJF), konsorciume dhe Organizata me Bazë Komunitare të cilët dëshirojnë të aplikojnë për grante nën Skemën e Granteve të këtij Programi, janë të ftuar të paraqesin projekt-propozime në kuadër të Thirrjes Nr.4, e cila do zbatohet në qarqet Kukës, Berat dhe Tiranë. Inkurajohen të aplikojne organizata me seli ne zonat ku parashikohet të zbatohet thirrja dhe projekt-propozimet të përfshijnë jo vetëm  Bashkitë Qendër Qarku (Kukës, Berat dhe Tiranë) por edhe bashkitë e tjera përbërëse (psh. Has, Ura Vajgurore, Kavajë, etj.), apo njësitë administrative të tyre.

Për organizatat të cilat nuk kanë seli në këto zona, si kusht detyrues për aplikim në këtë thirrje, është bashkë-aplikimi me një organizatë lokale/aktivistë lokalë duke nënshkruar paraprakisht një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit.

Programi do të ofrojë dy lloj grantesh:

  • Grante deri në 10,000 Këto grante do të jepen për projekt-propozime që synojnë a) fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për të mbështetur krijimin dhe ngritjen e kapaciteteve të koalicioneve me bazë komunitare me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe komuniteteve vendore si dhe rritjen e besimit te ndërsjelltë dhe; b) Përmirësimin e ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë lokalë, anëtarë të mekanizmave lokale të referimit, për rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Afati kohor për zbatimin e projektit: deri në 7 muaj
  • Grante deri në 5,000 €, të cilat do të mbështesin projekt-propozime që synojnë krijimin dhe konsolidimin e partneriteteve ndërmjet policisë, institucioneve vendore dhe komuniteteve duke pasur në fokus rininë, si iniciativa në fushën e zgjidhjes së konflikteve, ndërgjegjësimin, pasojat e përdorimit të drogave dhe substancave narkotike, sigurinë në trafikun rrugor, bulizmin dhe krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, krimet homofobike, ekstremizmin e dhunshëm, etj; me theks të veçantë në masat parandaluese. Afati kohor: deri në 6 muaj

Projekt-propozimet duhet të plotësohen sipas Formularit të Aplikimit dhe Udhëzuesit për Aplikime. Të dy këto dokumente mund të konsultohen / shkarkohen respektivisht ketu.

Aplikimi dhe dokumentat mbeshtetëse (lista e të cilave gjendet tek Udhëzuesi për Aplikime, 5.2.5 Kriteret e Vlerësimit) duhen dorëzuar deri në datën 23 Janar 2020, ora 17:00.

Dërgoni propozimin

Aplikimi dhe dokumentat mbështetëse duhen dorëzuar postën elektronike: grants@cp-project.al gjer më, datë 23 Janar 2020, ora 17:00
Albanian