Programi suedez “Forcimi i Policimit ne Komunitet”, ju njofton se shpall Thirrjen Nr. 5 për Aplikime në Skemën e Granteve për qarqet Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Tiranë. – Programi SCPA

Programi suedez “Forcimi i Policimit ne Komunitet”, ju njofton se shpall Thirrjen Nr. 5 për Aplikime në Skemën e Granteve për qarqet Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Tiranë.



Programi suedez “Forcimi i Policimit ne Komunitet”, ju njofton se shpall Thirrjen Nr. 5 për Aplikime në Skemën e Granteve për qarqet Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Tiranë.

Programi do të ofroje dy  lloj grantesh:

  • Grante deri në 10,000 €

Këto grante do të jepen për projekt-propozime që synojnë a) fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për të mbështetur krijimin dhe ngritjen e kapaciteteve të koalicioneve me bazë komunitare me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe komuniteteve vendore si dhe rritjen e besimit te ndërsjelltë dhe; b) Përmirësimin e ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë lokalë, anëtarë të mekanizmave lokale të referimit, për rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Afati kohor për zbatimin e projektit: deri në 12 muaj.

  • Grante deri në 5,000 €

Këto grante do të mbështesin projekt-propozime që synojnë krijimin dhe konsolidimin e partneriteteve ndërmjet policisë, institucioneve vendore dhe komuniteteve duke pasur në fokus rininë, si iniciativa në fushën e zgjidhjes së konflikteve, ndërgjegjësimin, pasojat e përdorimit të drogave dhe substancave narkotike, sigurinë në trafikun rrugor, bulizmin dhe krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, krimet homofobike, ekstremizmin e dhunshëm, etj; me theks të veçantë në masat parandaluese. Afati kohor: deri në 7 muaj

Projekt-propozimet duhet të plotësohen sipas Formularit të Aplikimit dhe Udhëzuesit për Aplikime. Të dy këto dokumente mund të konsultohen / shkarkohen nga linku http://www.cp-project.al/skema-e-granteve/. Aplikimi dhe dokumentat mbeshtetëse (lista e të cilave gjendet tek Udhëzuesi për Aplikime5.2.5 Kriteret e Vlerësimit) duhen dorëzuar deri në datën 15 Mars 2021, ora 17:00.

Për nje shtrirje sa më të gjere të përfitimit prej ketyre granteve jeni te lutur të shperndani këtë informacion në rrjetet tuaja.

Për më shume informacion rreth Skemës se Granteve dhe mënyres se aplikimit, drejtohuni në faqen e internetit të programit www.cp-project.al.

Dërgoni propozimin

Aplikimi dhe dokumentat mbështetëse duhen dorëzuar postën elektronike: grants@cp-project.al gjer më, datë 15 Mars 2021, ora 17:00.
Albanian